Objekte te trashegimise historike e kulturore

Qyteti i Apolonise (sot Parku Arkeologjik), ishte nje nga portat e La Via Egnatia “ rruges antike  qe lidhte Gadishullin e Apenineve, pra Europen me Gadishullin e Ballkanit e nepermjet tij Europen me Azine e larget.

Ka shume argumente se perse  ajo duhet e jete qendra e rrjetit innovativ turistik, por une do  t’i referohem te dhenave zyrtare te Qarkut te Fierit te cilat theksojne se –  Apolonia eshte nje nga qytetet me te rendesishme te zbuluara ne territorin e Shqiperise. Sipas Stefan Bizantinit ishte nder 30 qytetet e botes antike te mesdheut qe mbanin te njejtin emer. U themelua rreth fundit te shek.VII p.Kr. nga koloniste te ardhur nga Korinthi ne nje mjedis te banuar nga iliret dhe me kushte te pershtshme natyrore, per zhvillimin e jetes ekonomike te qytetit. Lumi Aoos, Vjosa e sotme, qe ishte i lundrueshem, kalonte atehere fare prane tij, duke e lidhur ate me detin Adriatik, rreth 8 km larg, dhe duke e kthyer ne nje port me rendesi te madhe ekonomike. Qyteti njohu nje zhvillim te vrullshem dhe arriti te perfshinte nje siperfaqe prej 100 ha, e rrethuar nga nje mur mbrojtes prej rreth 4000 m.

Thuhet se , Oratori i madh romak Ciceroni e quante ne “qytet i madh e hijerende” (Magna urbs et gravis) Pervec nje qendre e rendesishme ekonomike, a u be e njohur edhe si nje qender kulturore e kohes. Ne lulezoi arkitektura dhe arti, si edhe shkolla e retorikes dhe filozofise. Pikerisht per kete arsye Oktovian Augusti ka qendruar per disa kohe ne per te plotesuar aty formimin e tij ne shkollen e njohur ate. Mbi germadhat e qytetit antik u ngrit kisha e Shen Merise, nje nga monumentet me te rendesishme te mesjetes, e me pas manastiri. Monumentet kryesore filluan te dalin ne drite me germimet arkeologjike te ndermarra ne vitet `20 te shek.XX, nga arkeologu Leon Rey, te cilat vazhdojne edhe sot. Nder objektet me te spikatura te zbuluara ne, mund te permendim: Muri rrethues, Obelisku, Temenosi, Porta me harke te rreme, Portiku, Rruga per ne teater, Teatri, Fontana, Agoraja, Monumenti i Agonoteteve (Buleterioni), Harku i triumfit, Biblioteka, Odeoni, Tempulli i Dianes, Shtepia e Athinase, Dhoma e Akilit, Mozaiku gjeometrik, Dhoma e Nereides, Banesa me impluvium, Bazilika palokristiane dhe Tempulli.

Gurezezen do ta shtoja ne radhet e qytetve Ilire me akropol dhe me interes per vizitoret e sotem ne nje kluster touristik, Emri antik i Gurezezes qendron ende i paidentifikuar. Por sipas te dhenave te autoreve antik e identifikojne Gurezezen me Barguli.  Nderkohe pjese te rrjetit inovativ turistik te llojit te trashegimise histoikee kulturore do te permend Kisha e Shen Merise, Pojan  e ndertuar ndertuar ne fillim te shek. XIII. nga Komnenet” (A. Meksi, Arkitektura e kishave te Shqiperise, faqe 226)[1]. Kisha e Manastirit te Shen Kozmait Kolkondas , objekt i tipit bazilikal, ndertuar ne vitin 1813 – 1815 me kerkese te Ali Pashe Tepelenes, Kisha e Shen Gjergjit Libofshe e cila perben  nje nga objektet e kultit me te mirembajtura ne Myzeqe e ndertuar ne vitin 1776 dhe eshte pikturuar me 1782 nga piktoret korcare Kostandin Zografi dhe i biri, Terpo. Kisha e Shen Kollit Kurjan erben nje ndertim te tipit trikonkesh i tipit kryq i brendashkruar me kupole, ndertuar ne gjysmen e dyte te shek.XIV, ne periudhen e sundimit te Balshajve. Kisha e Shen Gjergjit Strum, ndodhet ne lartesine e nje kodrine te vogel ne krahun perendimor te qendres se ketij fshati; ne nje mbishkrim te saj datohet viti i ndertimit 1782., Kisha e Shen Todrit, Kadipashaj; Kisha e Shen Kollit, Toshkez; Kisha e Shen Kollit, Krutje; Kisha e Shen Merise, Bishqethem Kisha e Manastirit te Shen Merise, Ardenice, etj.

Parku Arkeologjik i Bylisit Bylisi ka qene nje nga qytetet me te rendesishme ne Ilirine e Jugut. U themelua rreth viteve 370-350 p.Kr. si kryeqender e koinonit te bylineve. Ne kete kohe Rreth mesit te shekullit te IIIp. Kr mori forme te plote agoraja ku spikaste teatri me 7500 vende, stoa dykateshe, stadiumi, gjimnazi, tempujt etj. Lagjet u zhvilluan sipas sistemi hipodamik. Bylisi priste edhe monedhat e tij prej bronzi. Epirit te Ri. Gjate gjysmes se pare te shek.V m.Kr. u ngrit nje numer i madh kishash dhe e bene Bylisin nje nga qendrat me te rendesishme te kristianizmit te hershem. Nder monumentet me te spikatura mund te permendim: Muret rrethuese, Porta 6, Banesa B, Arsenali, Stadiumi dhe stera, Terma e Justinianit, Bazilika C, Teatri, Mbishkrimi i Mark Lolianit, Stoa e madhe, Bazilika A, Katedralja, Bazilika D. Bazilika e Ballshit Rrënojat e Bazilikës në qytetin e Ballshit së bashku me rrënojat e tjera rreth saj njihen si Manastiri i Shën Mërisë. Prej saj vjen Epitafi i Gllavinicës (22 mars të vitit 1373), ndoshta edhe kodikët më të vjetër të Beratit.

Muzeu Historik i Lushnjes ka nje inventar te pasur eksponatesh te te gjitha koherave si deshmi autentike e zhvillimit historik te jetes se ketij komuniteti. Vec objekteve arkeologjike, nje vend te rendesishem zene veshjet popullore te treves, reliket e personaliteteve te ndryshme te kesaj zone, deshmoret e luftrave, etj. Lushnja njihet si qender e banuar rurale qe ne shek. XV. Ne vitin 1920 behet mjaft e njohur per mbajtjen te e “Kongresit te Lushnjes”. Lushnja ka qene per nje kohe te gjate nje qender e rendesishme e prodhimit bujqesor te vendit, si dhe e industrise se lehte dhe ushqimore. Aty ndodhen disa institucione te rendesishme social-kulturore, si: Muzeu Historik, Shtepia e Kongresit, Teatri “Vace Zela”, Biblioteka Publike, Arkivi Rajonal, etj. Nikaia eshte nje qender protourbane qe u shendrrua ne ne nje qytet te fortifikuar me mure te fuqishem te stilit poligonal dhe kuadratik. Nikaia si kryeqendra me e vjeter e bashkesise byline, ruajti jeten e vecante politike, shoqerore e kulturore, e cila vrehet ne ndertimin e agorase se saj ne shek.III p.kr. (teatri, stoa, stadiumi)

Cdo objekt i siperpemenedur perben nje identite dhe pasuri me vete, ne kohe relativisht te dryshme cka ofron edhe vazhdimesine ekultures dhe sjoqerose qe e ka prodhuar ate.

Kush do te me  kundershtonte ne se keto te dhena do ti konsideroja si te paperseriteshme ne rajon dhe se ato perbejne nje argument te padiskutueshem per interesin e cdo qytetari Europian?  Ja perse nisma konkrete e inovative duhen ndermare per krijimn e rrjetit innovativ turistik ne territorin e qarkut te Fierit.


[1] Meksi, A. Arkitektura e kishave të Shqipërisë shk.VII-XV, Tiranë 2004

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: